Kreu i PD, Lulzim Basha para të rinjve në Shkodër ka treguar cilësinë që e dallon atë nga politikanët e tjerë.

Gjatë bashkëbisedimit në turin e takimeve, kryeopozitari Basha u shpreh se “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend.”

Basha: Ajo që më ka motivuar, që më ka futur në politikë është dhe pika ime më e fortë. Nëse do më pyesnit pse je futur në politikë, ma thuaj me një fjalë, që është e vështirë, do thoja arsyeja pse jam futur në politikë është padrejtësia.

Ka qenë pikërisht para vitit 2005 ku prej 8 vitesh shikoja dhe përjetoja shumë keq gjendjen e vendit. Një pjesë të kohës isha student në Holandë, një pjesë të kohës punoja për organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kisha mundësi për të ndjekur karrierën time më tej, por e dija që nuk do jetoja dot me veten time. Do vinte një moment që nuk do duroja dot veten time nëse nuk do bëja dot c’ishte e mundur në dorën time, aq sa mund të bëja në luftën kundër padrejtësive që kishte kapluar Shqipërinë.

Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qenë lajtmotivi i futjes time në politikë.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 6.11.2019
Artikulli tjetërBASHA: KRYETAR BASHKISH NUK KA NE ASNJE QYTET TE SHQIPERISE. SHQIPERIA NUK KA ASNJE BASHKI.