Basha: “Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike.

Ta dije mire Edi Rama. Nuk bejme hap pas. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Aleanca Qytetare eshte ne kembe. Beteja vazhdon qytet me qytet, fshat me fshat. Demokracia kunder narkoshtetit”

Dua të zotohem në emrin tuaj, para kombit dhe para Europës, se kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Europës por kur të kemi vendosur kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.

Gjatë kësaj jave çdokush i përfaqësive perëndimore që nuk ka besuar ose kuptuar krimin e organizuar, më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër por një kryemafioz. Standarti evropian i kësaj zgjidhje kalon përmes dy hapave të panegociueshme:

1 – largimi i Ramës,
2 – zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelia motrat dhe vëllezërit dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike”, u shpreh Basha.

E gjithë bota e pa fytyrën e Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin me krimin. Duke përshirë këtu edhe administratën.

Që e ka kthyer Shqipërinë në një organizatë kriminale, diçka që nuk do ta pranojmë kurrë
Sepse rruga jona është Shqipëria si gjithë Evropa.

Ajo ka nisur 30 vitë me parë dhe sot kërcënohet sot nga një i çmendur dhe një kryemafioz dhe që kërcënon nga një parlament pupac që do të kthejë klonin e Emver Hoxhës, por kush do që do ta privojë shqiptarët nga liria do të përballet me hekurat e burgut.

Pupacëve të parlamentit e dua të thuem se sa herë e ngrini kartonin për padronin e krimit Edi Rama do të përgjigjeni ligjërisht këtë jua them në emer të sovranit, në emer të Partisë Demokratike.

Errësira e natës, ndizini dritat e shpresës, E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. ‘Rama ik”
Nuk do të pranojmë kurrë që trafikantët të jenë në rrugë, Rama të jetë në selinë e tij, ndërsa qytetarët të përfundojnë në burg. Kjo nuk do të ndodhë. Drejtësia e pavarur do të bëjë detyrën. Ajo është penguar nga banda në pushtet për të mbrojtur Edi Avdylajn, strit Ramën. Ata do të dalin para drejtësisë.

Largimi i Ramës është kushtrimi i të gjithë shqiptarëve që duan zgjedhje të lira e të ndershme.

Largimi i Ramës është vetëm fillimi. Asnjë parti politike të mos jenë në gjendje ta shkrijnë shtetin e shqiptarëve në shtet mafioz, të mos ju vjedhin shtëpitë, nderin tuaj me një grup oligarkësh.

Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërisë. Politikanët do të jenë të varur vetëm nga vota e lirë e shqiptarëve”, deklaroi Lulzim Basha në fjalën e tij.

Artikulli paraprakSIMBOLIKA: PROTESTUESIT RRËZOJNË BUSTIN E EDI RAMËS PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërMBYLLET PROTESTA E OPOZITES,ASNJE AKT DHUNE,ASNJE SHASHKE, KAPSOLLE APO FISHEKZJARRE