Kryetari i PD-së deklaron se nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri ka ndëshkuar autorët e vjedhjes së votave.
Në deklaratën për median Basha ftoi të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së nesërme që do të nisë në orën 20:00
“Asnjë hap politik dhe as zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel ndëshkimin e atyre që vodhën e votave. Asnjë marrëveshje nëse nuk ndëshkohen ata që vodhën votat.Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.
Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve. Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.”
Basha paralajmëroi dhe Sandër Lleshajn se do të mbajë përgjegjësi ai dhe të gjithë drejtorët e policisë
“Sandër Lleshaj është vegla më e ftohtë dhe e pashpirtë e Ramës për të nxitur vëllavrasjen. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjjgësi për helmimin, dhunimin dhe persekutomin që u ka bërë shqitarëve për të mbrojtur Edi Ramën.
Edhe drejtoret e policise nga Ardi Veliu tek Roland Hysajt me shokë do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelitë që sot është Bardh Spahia do të jetë njëri prej jush”