Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi sot sërish për protestën duke garantuar shqiptarët se banda në krye të qeverisë, që i ka vjedhur dhe nëpërkëmbur për 6 me vjet me radhë, e ka vendin në burg.

Basha e bëri këtë reagim, kur shpërndau në llogarine e tij në facebook deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e grupimit që qeveris vendin dhe vendosmërinë e qytetarëve të bashkuar për ta larguar atë.

Basha: Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!

Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”

Artikulli paraprakSPEKTAKLI NDAJ ERZENIT NUK MJAFTON, JA KUR VLLAZNIA HIPOTEKON NGJITJEN
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: 11 TË LËNDUAR NGA PROTESTA E DHUNSHME E OPOZITËS LËNË SPITALIN