Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë, Lulzim Basha deklaroi se sot mbyllën kapitullin me të shkuarën.

“Dua ti falënderoj delegatët q sot me praninë e tyre, përkundër të gjithë presionit, erdhën u mblodhën, mbyllën një kapitull me të shkuarën dhe vendosëm të ecim përpara. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin më 25 prill, mohuar nga masakra zgjedhore. Presin ndryshimin edhe sot nga ne. Kam marrë mesazhe, panë sesi demokratët zgjedhin interesin kombëtar. Zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës. Sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Jemi e para parti politike që jetësojmë aleancën me qytetarët për rikthimin e demokracisë. Për të kryesuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por për të mundësuar reformat e thella që do i japin fund armikut të mirëqënies që është korrupsioni. Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi që nga betejat qe kemi nisur me dekriminalizimin”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakINFEKTMET ME COVID 19 , JA KUSH JANË MË TË PREKUR
Artikulli tjetër“RRUGËT E BERISHËS ME ORGANET E PD JANË TË NDARA”, JA ÇFARË THOTË BASHA PËR BERISHËN