Basha pas takimit me Mogherinin: Të bashkohemi në pakt kombëtar për një qeveri teknike
Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini. Basha: Pata rastin ta njoh me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, për paratë e drogës, mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i dështimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2014-2016-2016, dështimi për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore. Duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Zonja Mogherini do të shprehet vetë, por mund t’ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë, ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se me krimin në pushtet dhe me paratë e drogës, është një pacient me kancer që ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike. Seanca e së hënës e Parlamentit Basha: Nuk ka për të patur Parlament tjetër përveç sheshit të lirisë