Kryetari i PD Lulzim Basha pati një ditë të ngjeshur me takime në seline blu, mes tyre me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, dhe delegacionin e KIE.
Pas takimit lideri i opozitës pati një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë se do të ketë lajmë dhe zhvillime të reja politike ditët e ardhshme.
Lulzim Basha: Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime.
Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Denokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar.
Basha u duk optimist dhe tha se këto takime kanë vetëm një qëllim për tu dhënë shqiptarëve një rrugë shprese.