Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në 26-vjetorin e krijimit të partisë se, PD-ja do të sjellë një “model të ri politik”.

“Ne mund t’i ofrojmë qytetarëve një model të ri politik, ku levat e fuqishme të kontrollit në demokraci të kenë hapësirën dhe mundësinë të kontrollojnë çdo vendim të qeverisë së ardhshme. Modeli i ri nuk duhet të mbështetet në fasadë dhe propagandë, por në punë dhe interesin publik”, tha Basha. Kreu i demokratëve shtoi se PD-në “e kanë mbajtur të madhe veprat e saj në dobi të shqiptarëve”. “Shqipëria e vitit 1990 dhe kjo e vitit 2016 janë larg njëra-tjetrës, por kanë edhe të përbashkëta. 26 vite më aprë ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar, me shqiptarët që iknin ku t’i çonte anija e fatit. Sot është në fund të qeverisjes së kalbëzuar, që ka korrupsionin dhe blerjen e votës në sistem. Ortakëria mes politikanëve dhe medias ka dobësuar mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë. Etja për pushtet me çdo kusht ka sjellë kriminelë në majat e pushtetit. Viktimat e kësaj politike janë njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Basha. Kryetari i PD-së theksoi se kjo parti do të krijojë mundësinë për konkurrencën e alternativave brenda partisë, në mënyrë që çdokush që ka vizion të konkurrojë që vizioni i tij të bëhet i partisë. Basha shtoi edhe se do të shkurtohet mandati i kryetarit.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË KATEDRALE, MBI 20 TË VDEKUR
Artikulli tjetërGOMONE ME DROGË DREJT ITALISË, ZBULOHET EMRI I TË RIUT NGA VLORA