Cdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij.
Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit. E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua. Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar. Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private. Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak. Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot. Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket