Kryetari i PD, Lulzim Basha nga SHBA tha se ligjet qe shoqërojnë reformën në drejtësi nuk mund të miratohet tani, pasi shkelet kushtetuta.
“Ligji nuk miratohet nesër sepse e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë. Është absurditet pasi shkel kushtetutën, por PD ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar draftin për vetingun. Mazhoranca është përgjigjur me një hile, por kjo është një furtunë në ujë. Ekspertët po e shqyrtojnë, por është manovër politike e tipit që pengoi konsensusin me PD, ndonëse ajo ishte zotuar për mbështetje të reformës sipas Nuland e Venecias. Duhen shqyrtuar me kujdes”deklaroi ai. Kreu i opozitës deklaroi se drafti iu është vendosur në dispozicion vetëm mbrëmë dhe jemi duke e shqyrtuar, ndërsa jemi gati të mblidhemi në mesin e muajit gusht kur plotësohen edhe afatet kushtetuese. Sipas liderit të PD, ka përpjekje për të rikthyer tensionin, por ‘Ata që dështuan në këtë projekt kushtetues, duke u munduar që të përjashtojnë opozitën do të dështojnë nëse do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë në rrafshin ligjor”.