Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar pranë banorëve të Unazës së Re, në një kohë që policia po planifikonte të ushtronte dhunë dhe të arrestonte banorët që kanë 5 muaj që protestojnë.

Zoti Basha tha se “kishin marrë urdhër deri para pak minutash që të arrestonin banorët ndërkohë që të pandehur duheshin marrë Rama dhe Gjiknuri.

Sandër Lleshaj dhe Edi Rama po kërkonin të ushtronin dhunë dhe terror mbi banorët.

Këta kanë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave.
Kanë filtruar informacione se policia po tentonte të dhunonte dhe arrestonte banorët.”.

Banorët menjëherë pas fjalës së Bashës kanë marrë garanci se nuk do të cënoheshin dhe kanë filluar të largohen.

Artikulli paraprakZBULOHET SKEMA SI 500 KRIMINELË SHQIPTAR MORËN NËNSHTETËSI NË ANGLI
Artikulli tjetërBRESHËRI ME MADHËSINË E NJË KOKRRE TË VEZËS ‘PARALIZON’ NJË QYTET TË KINËS (VIDEO)