Kreu i PD-së, Lulzim Basha premton 110 mijë vende të reja pune.

“Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien.

Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona. Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja.

Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri.

Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj. Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Basha.

Ndërkohë premton pagë minimale 36 mijë lekë.

“Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lek të reja në muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit të sindikatave shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik.

Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune.

Në qofte se biznesi shkurton vende pune nuk ka asnjë vlerë rritja e pagës minimale, ndaj qeveria jonë do të mbështesë dhe do të mbrojë të gjithë punonjësit dhe të vetpunësuarit, sepse kjo është detyrë bazë e qeverisë të mbrojë interesat e njerëzve, por njëkohësisht

përmes masave tona fiskale dhe ekonomike qeveria do të garantojë konkurrueshmërinë e të gjithë punëdhënësve, të cilët jo vetëm nuk do të humbin, por do të përfitojnë nga masat e planit tonë ekonomik, duke bërë të mundur që të gjithë të dalin të fituar nga ky plan.”

Artikulli paraprakPD PREZANTON PROGRAMIN POLITIK! BASHA: NUK JANË PREMTIME, POR ANGAZHIME
Artikulli tjetërMBYLLET SEANCA, KUVENDI MIRATON BUXHETIN E NDRYSHUAR 2020 DHE ZGJATJEN E KOLAUDIMIT!