
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Lezhës. Gjatë takimit me mbështetesit e tij, Basha theksoi angazhimin e grupimit që drejton për mbështetje të fuqishme ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.
Kandidati për deputet Eduart Ndocaj kërkoi që të ndëshkohet me votë me 11-maj politika 33-vjeçare e Rames dhe Berishës, të cilët sipas tij janë bashkë për interesat e tyre përsonale dhe jo të qytetareve.
Prel Dedaj, Aleksandër Jushi, Kejda Myftari, Flora Myrta, Eduart Ndocaj, Kol Nikolli dhe Sander Prenga, janë 7 kandidatët që garojnë në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik, në Qarkun e Lezhës.