KRYETARI I PD, MERR PJESË NË MITINGUN E FUSHATËS SË KANDIDATIT ANTON KOKAJ. Lulzim Basha prezantoi në Malësinë e Madhe ofertën e opozitës më 21 Qershor, e cila në themel ka uljen e taksave.
Kreu i demokratëve akuzoi sërish dy krerët e mazhorancës për shit-blerjen e votës, por shprehu bindjen se shqiptarët nuk do të shesin dinjitetin e tyre më 21 qershor.