Pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku tha se në aeroportin e Rinasit do të angazhohen efektivë të Policisë Ushtarake ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Me anë të një videoje “Live” në Facebook Basha është shprehur se prezenca e ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti.
“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm me plotë energji në Vlorë dua tju kujtoj të gjithë shqiptarëve se njeriu që solli krimin në qeveri dhe pralamnet dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shaktërroi drjetësin dhe policinë shqiptare.
Eshtë përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombetare në mënyrë të përsëritur ndodhi sot në Rinas cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë -Vjenë.
Ndonëse dislokimi i forcave ushtararake në mënyrë totalisht në kundërshtim me ligjin është një provë e rënies të shtetit dhe kapitullimit të policisë para krimit.
Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështurara korruptimev mes Edi Ramës dhe kompanisë koncesionare që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues nëpërmjet kapjes se pralamenti dhe zgjedhjeve me krimin dhe tani do ta sjelle ne kushtet e nje grushti te vërtetë shteti pasi ka dështuar policia” ka deklaruar ndër të tjera Basha