Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me akuza ndaj qeverisë. Ai ka publikuar një grafik, i cili sipas tij tregon ulje të ekonomisë së shqiptarëve dhe rritje të ekonomisë së ministrave.

Kreu demokrat shkruan se papunësia është shtuar, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme ndërsa sipas tij Rama dhe ministrat shtojnë pasurinë.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha.

Pas këtyre akuzave ai thotë se ka ardhur koha për një qeveri të re.

Artikulli paraprak“MONIKA DUHET ÇUAR NË PROKURORI PËR SHPIFJE!”, LSI REAGON PAS DEKLARATËS SË VELIAJ: FLET PËR TIRANËN E “KURUAR” ME PHOTOSHOP
Artikulli tjetërBORË NË TË GJITHË ZONËN MALORE, SHI NË BREGDET! MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT