Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjete sociale rezolutën e miratuar në mbledhjen e kësaj të diele në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai shkruan në rrjete sociale se Këshilli foli qartë dhe Kuvendi do të flasë po njësoj më 18 dhjetor.

Basha thekson më tej, se do e shndërrojnë PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! 🇦🇱✌️✌️

Artikulli paraprakREAGON KOMISIONI I NGRITUR NË KUVENDIN E BERISHËS: JANË NUL, NGA DJE BASHA NUK ËSHTË MË KRYETAR, FTOJMË…
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË -7°C/ KOHË E KTHJELLËT, POR ME NGRICA NË ZONAT MALORE! MOTI PËR SOT