Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon që strukturat e shtetit të rrisin vëmendjen edhe për qytetarët në Shijak që janë prekur nga tërmeti tragjik. Basha thotë se sipas banorëve, përveç ditës së parë, nuk ka pasur asnjë kontakt më nga autoritetet.

Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit. Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.

 

Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme. Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur” shkruan Basha.

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT ZBULON FAKE NEWS QË PO QARKULLON PËR NISJEN E SHKOLLËS…KUJDES
Artikulli tjetërMJETE TEKNIKE PËR KËRKIMET NËN RRËNOJA DHE USHQIME/ ZBULOHET LISTA, CFARË KËRKOI SHQIPËRIA NGA NATO PËR TËRMETIN