Pushimet e kryeministrit Edi Rama kanë qenë në fokus të akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati ka risjellë në vëmendje deklaratën e Ramës se nuk ka bërë pushime jashtë vendit, të cilat i ka quajtur si mashtrime, bashkangjitur së cilave ka listuar pushimet e kreut të qeverisë në Stamboll, Torino, New York.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja”, shkruan Basha.

Artikulli paraprak‘FURTUNA’ E VJESHTËS/ 6 MESAZHET E SHBA PËR ZYRTARËT E LARTË: SHUMË SHPEJT DO DILNI PARA SPAK-UT
Artikulli tjetërNESËR TESTIMI PËR POLICËT E RINJ/ KREU I KOLEGJIT SQARON PROCEDURAT: ÇFARË DUHET TË DINË APLIKANTËT