Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon Ramën se po mbron në heshtje ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili pak ditë më parë u shpall non grata nga SHBA për shkak të akuzave për korrupsion.

Në një video të publikuar, Basha kujton se Rama sulmoi Zërin e Amerikës për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve nga Dako dhe krimi i organizuar.

Për Bashën, kryeministri Rama dhe Vangjush Dako janë një.

“Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e tij të paligjshme,” thotë Basha.

Kryedemokrati nënvizon se pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi.

 

Artikulli paraprakSPAK-U NGRIHET NË TETOR, QEVERIA PËRCAKTON BUXHETIN
Artikulli tjetërGATI APLIKACIONI STOP-INFORMALITETIT!