Basha: Rama në orët e fundit si Kryeministër, ne luftojmë për zgjedhje të lira

 

Në ditën e 51-të të protestës kryedemokrati Lulzim Basha, nga çadra e opozitës ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama. Basha është shprehur se Rama çdo të dielë në qeverinë e tij fasadë është si një bilbil monologu që ka nevojë për ilaçe, duke e paralajmëruar se janë orët e tij të fundit në pushtet. “Përtej fasadës që kemi përballë çdo të dielë në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut thotë se të bësh zgjedhje me krimin e drogën është zgjidhje. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe që Republika e re do ja sigurojë falas. Kjo është ora e fundit të marrëzisë që atij që mendonte se do të ishte sundues i përjetshëm i shqiptarëve. Sot nga ky shesh i lirisë le t’i themi se anti patriotik, antikombëtarë është projekti i shkatërrimit të zgjedhjeve në aleancë me krimin. Shqiptarët e mjerë dhe ata patriotë, të djathtë e të majtë, geg e toskë, myslimanë të krishterë janë të bashkuar në këtë shesh”, tha Basha. Këtë herë në çadër ishte i pranishëm edhe ish-kongresmeni amerikan Bob Mcwwn i cili shprehu mbështetjen e tij për protestën e opozitës. “SHBA-të janë një mik i Shqipërisë së lirë. Ka vetëm dy mbështetje për një qeveri, e para ajo e armëve dhe e dyta besimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Kur një vend mbështetet mbi armët dhe forcën jeton në mjerim. Kjo është historia e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas ndodhi revolucioni. Ju duhet ta ruani këtë angazhim. Në 20-vjeçarin e fundit Shqipëria ka arritur të marrë një vend mes kombeve të lira. Ajo u ftua të jetë anëtare e NATO-s. Aleatët e NATO-s e besojnë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja ose SHBA-të janë të shqetësuara për atë që po ndodh këtu. Ne jemi në krahun tuaj sot këtu me ju. Ata që e duan Shqipërinë janë të bashkuar, ka vetëm një kundërshtim për këtë: Personat që nuk i bashkohen këtij koalicioni nuk e duan Shqipërinë. Fëmijët tuaj do të respektojnë këtë që po bëni sot. Ju po bëni sakrificë, bota ju sheh dhe nota do të jetë me ju”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakSHQIPTARI ARRESTOHET ME 1 KG KOKAINË TË PASTËR, VLERA E SAJ 100 MIJË EURO
Artikulli tjetërAKU GJOBIT 119 BIZNESE, NUK GARANTUAN SIGURINË PËR MISHIN