Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krerët e bashkive të vendit që t’i japin fund praktikave korruptive me tenderat.

Me një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe një reagim të “Open Data”, Basha thotë se “Rama në qeveri është më i dëmshëm se ‘Ramët’ e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan ai.

Në një konferencë për shtyp një ditë më parë, pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e përjashtoi atë nga Partia Socialiste, ndërsa paralajmëroi kryetarët e bashkive se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.

Rama u tha kryebashkiakëve se nga hetimi i Agjencisë së prokurimit Publik janë vënë re shumë shkelje, dhe nëse në tenderat që një bashki ka dhënë do shihen element abuzivë, atëherë përgjegjës do të jenë pikërisht ata dhe nga gjoba do të kalojnë në denoncime në SPAK.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ PËRFSHINË KOSOVËN, GJAKOVA ‘PUSHTOHET’ NGA STUHI BRESHËRI
Artikulli tjetërPAMJE MBRESËLËNËSE / PERËNDIA ROMAKE E UJIT SHFAQET MES DALLGËVE TË STUHISË NË BRITANINË E MADHE