Basha: Rama nuk ndjen detyrim ndaj qytetarëve, vetëm ndaj kriminelëve
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me rritjen e taksave në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Basha, shkruan se Rama nuk ndjen asnjë lloj detyrimi ndaj qytetarëve por vetëm ndaj kriminelëve dhe oligarkëve. Ja çfarë shkruan Basha: Edi Rama nuk e ka ndërmend tu vijë në ndihmë 30% të familjeve që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëve që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët. Përkundrazi ai duke futur biznesin e vogël në skemën e tvsh, do të rrisë çmimet dhe vështirësojë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta.