Kryetari i PD-së e quajti “pazar të pisët” zgjedhjen e Ilir Metës në postin e presidentit.

Nga çadra tha se sot Edi Rama firmosi dështimin total për reformën në drejtësi.

Lulzim Basha: “Këta e konsiderojnë gjithçka çifligun e tyre. Pasi i hoqën me ligj çdo kompetencë dhe e shndërruan në një zyrë me më pak fuqi veprimi se një post drejtori Vlorë e trajtojnë si një plaçkë për të kënaqur orekset dhe për të mbyllur pazarin e pisët me atë të cilit mendojnë se do asgjësojnë demokracinë”

Sot është dita e 70 – të e protestës.

Lulzim Basha: Rruga e vetme e shpëtimit është qeveria teknike si garante e zgjedhjeve të lira e të ndershme përfshi votimin dhe numërimin elektronik dhe më pas Vettingun që ai bën sikur e do dhe që ai i trembet si vampiri dritës së diellit. Qeveri teknike dhe ditën e parë të kësaj qeveri vettingun e vërtetë.

Artikulli paraprakPS E PDIU MBËSHTESIN METËN PËR PRESIDENT. BLUSHI KUNDËR
Artikulli tjetërROMË, 43 VJEÇARI SHQIPTAR VRITET ME 4 PLUMBA PRANË BANESËS