Edhe njëherë tjetër kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të hapë krahun dhe të lejojnë një vizion të ri në vend
“Të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten mbrapa. Duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt. Reforma Zgjedhore është prioritet. Kjo nuk është asnjë beteje as për Edi Ramën dhe as për Lulzim Bashën. Ne kemi propozuar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza”, u shpreh Basha.