Basha, Ramës: I ke bërë hesapet pa popullin.Nuk do te kete bojkot zgjedhjesh

Kryetari i PD, Lulzim Basha në takim me gratë në protestën e opozitës ka komunikuar dy vendimet që u morën gjatë takimit me aleatët. Ai tha se kolaicioni opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare, ndërsa vendimi i dytë tha Basha është se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, sepse zgjedhje fasadë nuk do të ketë më. Basha: Opozita e bashkuar ka marrë një vendim që është i thjshtë dhe i qartë. Vendimi përbëhet nga dy pjesë. Organizmi në terrotiron e Shqipërisë të kuvendeve qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto do të jenë hapësirat e lirisë, ku do të bashkohen të gjithë shtresat për t’i dhënë thellësi dhe qëndresë qëllimit tonë madhor zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike. Këtu do të marrë formë Republika e re, e vlerave europiane, e barazisë së qytetarëve përpara ligjit. Në këto forume gjithkush ka mundësinë është i mirëpritur të jetë pjesë e hartimit të këtij projekti madhor kombëtar. Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar nuk është bojkoti i zgjedhjeve. Nuk do t’ja hidhni kaq lehtë. Nuk do të ketë bojkot zgjedhjesh sepse zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Qytetarët shqiptarë janë vendosur, rezistenca civile, mosbindja civile, armata e Republikës së re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytatere, demokratike dhe paqësore zgjedhje me krimin, drogën dhe zgjedhje fasadë. Më 18 shkurt e kemi thënë, zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri. I ke bërë hesapet pa popullin. Populli është këtu, vendimi është marrë. Zbrit me këmbë në tokë, shqiptarët nuk i dorëzohen më dëshpërimit. Askush nuk do të vrasë me veten për gjëmat e qeverisjës tënde, të gjithë bashkë do të vrasim Republikën e vjetër dhe do ti japim Shqipërisë Republikën e re.

Artikulli paraprakTHAÇI: KUVENDI TË FORMOJË USHTRINË, QËNDRIMI I STOLTEMBERG I PAPRANUESHËM
Artikulli tjetërTERRORISTË TË VESHUR SI MJEKË SULMUAN SPITALIN, ME DHJETRA VIKTIMA