Vlora ka qënë ndalesa e rradhës e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai ftoi qytetarët që t`i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar për të rrëzuar siç tha ai aleancën e qeverisë me krimin. Lulzim Basha: “Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet – nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty.”
Për Kryetarin e Partisë Demokratike, prioritet i kryeministrit Edi Rama nuk janë qytetarët por bandat e krimit me të cilat siguroi pushtetin Lulzim Basha: “Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamiljarët që vdesin në qeli për 32 mijë lek, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Sajmir Tahirin.
Sepse këto nuk janë dosjet e Sajmir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri.
Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrja e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtuar falimentimi.
Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentuara dhe me të njëjtin ritëm, kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar, 13 mijë sipërmarrje të shqiptarëve.” Lulzim Basha kishte edhe një mesazh për Kryeministrin Edi Rama Lulzim Basha: Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë.
Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri.
Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin. Aksioni opozitar përfundoi Basha do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.