Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha të bërë ditën e sotme për dosjet Muzin dhe Toyata Yaris.
Duke postruar një video në Twitter të ish-kryeministrit Berisha dhe Edi Ramës teka i përmendin të njëjtat akuza Basha shprehet se i vjen keq që Berisha po riciklon akuzat e Ramës.
Ai shkruan se Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale.
“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”- shkruan ai.