Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve.

Gjatë takimit me delegacionin e Këshillit Europian, Basha ngriti shqetësimin se korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë.

Basha: Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.

Presidenti Ilir Meta që ka kërkuar prezencën e përfaqësuesve të KiE-së në kryeqytet për të mbledhur fakte mbi situatën e paprecedentë pasi ne zgjedhjet lokale 61 bashkitë në vend u fituan nga PS, ku në 31 prej tyre ka patur vetëm një kandidat socialist.

Vizita e delegacionit të KiE-së korrespondon edhe me situatën kur në vend 3 bashki nuk kanë drejtuesin e tyre, ndërsa 3 kryebashkiakë të tjerë po hetohen nga organi i akuzës.
Për të dëgjuar të gjitha palët 7 zyrtarët evropianë kanë zhvilluar takime edhe me Kreun e PD, Sekretarin e Përgjithshëm të PS si dhe me kryetaren e bashkisë së Shkodres Voltana Ademi.

Ndërsa të mërkurën ata do të marrin edhe opinionet e trupit të akredituar të diplomatëve në Tiranë, për të kuptuar nga një palë e tretë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Pas vizitës 3-ditore në Tiranë Kongresi i Autoriteteve Lokale do të dalë edhe me një raport gjithëpërfshirës për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit dhe situatës politike në vend.

Artikulli paraprakPËRPLASET AUTOBUZI ME PASTRUESEN E DËBORËS DHE BIEN NË HUMNERË NUK DIHET FATI I MË SHUMË SE 10 PERSONAVE
Artikulli tjetërPORTIERI LË PORTËN, MERTENS SHËNON GOLIN E VITIT NGA 40 METRA