Kreu i Partisë Demokratike përsëriti vendosmërinë për të vijuar bojkotin e Kuvendit deri në marrjen e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke folur nga çadra e protestës së opozitës, Basha tha se nuk do të pranojnë asnjë kompromis dhe asnjë Pazar me standartin e votës së lirë.
Basha: Nuk pranojmë asnjë kompromis, asnjë pazar me standartin zgjedhor. Nuk do pranojmë asnjë kompromis dhe asnjë pazar me standartin e votës së lirë. Dhe nuk mund të pranojmë që as ne dhe as partnerëve tanë ndërkombëtarë tu hedhin hi syve dhe tua shesin sapunin për djathë Fatmir Xhafa dhe Edi Rama me shokë.
Nuk do ketë asnjë kthim në institucionet e inkriminuara të Republikës së vjetër, asnjë kthim në parlamentin e Shqipërisë pa u përmbushur premtimi dhe vendimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Historia përsëritet keq për popujt që harrojnë të kaluarën.