Në ditën e 74 të protestës kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon qeverinë se po i ofron pazare të pista disa partive opozitare për të hyrë në zgjedhje. Basha tha se parlamenti është khyer në një noter të qeverisë.

“Ajo që ka lindur më 18 shkurt, është më e madhe se Partia demokratike dhe opozita”, tha Basha. “Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazara me Edi Ramën për hir të stabilitetit por jo demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD e Basha. Nuk tërhiqemi nga kauza për zgjedhje të lira. O do kthejmë parlamentin e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fitore. Do ta fitojmë me çdo kusht e çdo çmim”

Artikulli paraprakPPE KUNDËR BOJKOTIT , DAUL E TUSK TELEFONATË BASHËS: HYR NË ZGJEDHJE!
Artikulli tjetërBASHA MBLEDHJE URGJENTE ME GRUPIN PARLAMENTAR NË ORËN 18:30