Tashmë s’ka asnjë dyshim, Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidon Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit.
“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh.
Pata një moment kur thash si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit. Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se më të mira do të vijnë, por s’ka pse ët presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira.