ryetari i PD-së hapi fushatën elektorale sot në Dibër ku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë opozitën për të marrë qytetin e tyre në dorë.
Sot pasdite në Dibër do të jetë kryeministri Rama dhe Basha i bëri një thirrje grave të Dibrës. “Dua ti bëj një thirrje grave të dibrës që të shkojnë në atë takim por jo si figurante por për ti bërë disa pyetje. Mos e lini të bëjë shfaqje, mos e lini të tregojë barcaleta, nuk mbushet barku me barcaleta. Pyeteni Edi Ramën ku është shëndetësia falas, vendet e punës, pyeten pse nuk i mbajti premtimet.
Do të thotë se nuk kisha kohë. Ju gënjen, kishte kohë e para por kohën e harxhoi me ekspozita e debate e sulme ndaj opozitës nga mëngjesi deri në darkë në vend që të punonte për ju. Basha përsëriti dhe një herë ftesën Ramës për një debat televiziv. “Dje ia thashë nga Fieri sot ia përsëris nga Dibra ftesën për debat të drejtëpërdrejtë televiziv, le të na dëgjojnë dibranët e shqiptarët. Kush është bilanci yt dhe i imi, kush është programi yt, dhe ai i republikës së re. Mos ia moho shqiptarëve debatin, përgjigju dhe eja në debat”