“Shqiptarët nuk mund të tolerojnë zgjedhje pa opozitën për aleancën e rinovuar mes krimit dhe politikës”.

Kjo është deklarata e kreut të opozitës Lulzim Basha e bërë nga Shkodra në përkujtim të 2 prillit 1991 kur Arben Broci, Bujar Bishanku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë në një protestë nga regjimi komunist. Lideri i demokratëve nderoi edhe veprën e 4 dëshmorëve të 2 prillit në sheshin që mban të njëjtin emër duke vendosur kurora me lule në memorial. Kreu i opozitës ftoi shqiptarët dhe shkodranët që të rrëzojnë këtë qeveri dhe të bashkohen në misionin e partisë demokratike dhe aleatëve të saj.

Artikulli paraprakBASHA: BIJTË E PËRGJAKËSVE FRIKË NGA VOTA E LIRË
Artikulli tjetër2 PRILL 1991 – 2 PRILL 2017, 26 VITE NGA VRASJA E 4 DËSHMORËVE