Kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur nga Delvina se shqiptarët po varfërohen për shkak se po grabiten nga qeveria.

Lulzim Basha: “Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.”

Gjatë takimit me strukturat e PD, Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

Lulzim Basha: “Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.”

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH NË LAS VEGAS? QYTETI PUSHTOHET NGA KARKALECAT
Artikulli tjetërISH-MINISTRI: TEATRI KARREM, PLANI QË PO ZBATOHET QETËSISHT