Basha shuan dyshimet: Çadra në Bulevard nuk mbyllet nesër

 

Nesër e shtunë ora 12:00, opozita do të protestojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë në Tiranë. Kryetari i opozitës ftoi sot shqiptarët t’i bashkohen protestës që do të bëhet në të njëjtin vend që u zhvillua më 18 Shkurt në përmbyllje të javës së 12 të protestave në çadër, ndërsa në radhët e PD nisën dhe aludimet e para. Një deklaratë e kryetarit demokrat gjatë paradites se protesta e të shtunës do të shënojë përmbylljen e 12 jave proteste në çadër u interpretua si momenti kur do të mbyllej çadra në Bulevard. Por gjatë pasdites, kryetari demokrat sqaroi se çadra e opozitës do të mbetet përpara Kryeministrisë edhe pas protestës së nesërme. Nga çadra Basha tha që çadra nuk do të mbyllet deri në fitoren e kauzës së tyre. “Nesër çadra pret të gjithë bashkimin kombëtar. Për ata që kanë merak çadra nuk do të mbyllet nesër, do fillojmë deri në fitoren e kauzës tonë, çadra do të vijojë qendrën popullore, është monument i demokracisë së qëndresës”, u shpreh kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sqarimi i Bashës pasdite: Çadra do vijojë derisa të fitojmë kauzën Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë komentoi mbi protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme. Nga çadra Basha tha që çadra nuk do të mbyllet deri në fitoren e kauzës së tyre. “Ky monument qëndrese, nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori, e kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do mbyllet, por do vazhdojë deri në institucionalizmin e plotë të republikës së re, deri në fitoren totale, pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do jenë të vetmet zgjedhje që do mbahen në Shqipëri. Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së Re që është dhe e para Republikë e shtetit shqiptar, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve”, tha Basha

Artikulli paraprakALARMI I AMBASADAVE: SHMANGNI SHESHIN DHE PROTESTËN
Artikulli tjetërVRASJA E ITALIANIT ME 14 GODITJE ME THIKË, 26 VITE BURG PËR 2 AUTORËT