Opozita iu përgjigj nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha raportit të monitorimit të kanabisit nga ana e Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, duke theksuar se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është pesëfishuar krahasuar me vitin e shkuar.

Nëpërmjet një dalje nga selia blu, kreu demokrat Basha paraqiti statistikat, që sipas tij, tregojnë gjendjen e përkeqësuar. Basha: Sa pas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë nga ajri, rezulton se 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Pra sipërfaqja e mbjellë me drogës është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213 ha këtë vit. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërkohë që 83% e territorit nuk është arritur të vrojtohet. Po kështu, në këtë 17% të territorit të vrojtuar, kemi 5fishim të sipërfaqes së mbjellë me drogë nuk ka rritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze, pasi ajo është korrur në javën e parë të qershorit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËTO JANË RRUGËT QË U “PËRMBYTËN” NGA SHIU LAGJJA MARK LULA
Artikulli tjetërPOST – KOSOVA, SHKODRA “KAOS” NË TRAFIK