Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kruja ka vazhduar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të ri Ilir Meta dhe LSI-së.

Nga Kruja ku zhvilloi një takim me mbështetësit e PD-së, Basha theksoi se pas 25 qershorit LSI do të falimentojë. “Tregtarit të Venedikut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. “Tregtari i Venedikut” u zgjodh president. SHPK-ja jote do të marrë fund, mos shkel etikën. Lëre Petritin të marrë faturën e falimentimit të SHKP-së. Dhe ju të LSI-së hidhjani teserat në fytyrë, dhe ejani në PD. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re”, -tha Basha

Artikulli paraprakIRLANDA ZGJEDH NJË KRYEMINISTËR HOMOSEKSUAL
Artikulli tjetërVELIAJ: LULIN PO S’E VOTOI TIRANA KA NJË PLAN B, S’NGELET PA GJË