Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me një grup prej 300 studentësh europianë të EDS (European Democratic Studentes). EDS është një organizatë studentore e Partisë Demokratike Europiane që mbështesin partitë e djathta.
Studentët që janë të pranishëm në këtë takim pritet që ditën e nesërme ti bashkohen protestës së opozitës që është parashikuar të mbahet para kryeministrisë në orën 18:30. Në fjalën e tij në këtë takim kreu i PD-së, Basha është fokusuar në sfidat e sdudetëve si dhe nuk ka nguruar ti ftojë të gjithë studentët në protestët e thirrur.
“Studentët shqiptarë janë aleatët më të mirë të demokracisë shqiptare. Ata janë shpresa e këtij vendit. Misioni im është të shtrojë rrugën që Shqipëria Europiane të jetë në duartë e rinisë shqiptare” ka deklaruar ndër të tjera Basha.