Pas rizgjedhjes në krye të Partisë demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren, ndërsa kësaj radhe është ndalur në Shkodër. Ai ka takuar drejtuesit politikë të këtij qarku, ku teksa ka ndarë disa foto në Facebook, shkruan se do të nisin me riorganzimin e çdo dege me qëllim që të sjellin alternativën më të mirë për shqiptarët.

“Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët”, shkruan Basha.

Basha thotë se prioritet e Partisë demokratike do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe për këtë paralajmëron që në shtator do të kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar për investitorët strategjikë, që sipas tij janë shpërblyer miqtë e kryeministrit Edi Rama.

Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike. Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin”, shkruan Basha.

Basha po ashtu zhvilloi një takim edhe me drejtuesit politikë në Durrës.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 37 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërGARDISTI QËLLOI ME ARMË NË SHERRIN NË HAMALLAJ, BALLA ME EFEKTIVËT E GARDËS: TË MOS PËRSËRITET, S’KA TOLERIM