Kandidati për postin e kreut të PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se platforma e tij do jetë një model tjetër.

“Fokusi i platformës tonë për ndryshim është tek e ardhmja, për t’u kthyer shqiptarëve besimin te vota dhe politika dhe për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike. Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve. Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke i dhënë çdo shqiptari fuqinë për të ndërtuar të ardhmen që meriton!”- shkruan Basha. Kujtojmë se Basha garon për postin e kreut të PD-së përballë Gjergj Hanit.

Artikulli paraprakKONCERTI I TENORIT ME FAMË BOTËRORE BËN BASHKË LIDERËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërKRASNIQI: KURTI PO NA IZOLON, KOSOVA NË REND ME RUSINË, BJELLORUSINË…