Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në takim Adrian Davidoiu, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban. Në një postim në rrjetin social Facebok, Basha bën me dije se u diskutua situata e krijuar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Bashës:

Prita sot në takim Z. Adrian Davidoiu, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Z. Octavian Serban. Mirëprita rolin konstruktiv të Rumanisë në mbështetje të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përshëndeta fokusin e shtuar ndaj rajonit nga Bukureshti. Integrimi në Bashkimin Europian është interesi më i mirë për vëndet e rajonit dhe çdo skenar alternativ ndaj anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe NATO nuk i shërben paqes, zhvillimit dhe mirqënies se popujve tanë. PD mbetet thellësisht e përkushtuar për të kontribuar në procesin e anëtarsimit të Shqiperisë në BE, si interesi më i madh i shqiptarëve.

Diskutuam gjerësisht për situatën e krijuar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës. Ky skenar që synon ndarjen “de fakto” të Kosovës, cënon paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Përmes mashave të tij, Kremlini po synon destabilizimin e Ballkanit dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s. Çdo tentativë, në çdo formë dhe mjet për të shtyrë zbatimin e planit europian është kundër interesave të qytetarëve të rajonit. Vetëm dialogu dhe normalizimi me objektiv njohjen e ndërsjelltë i shërben mirëqenies dhe sigurisë së të gjithë palëve. I kërkova përfaqësuesit të shtetit rumun ta shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës, njohjen e Kosovës së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë.

Artikulli paraprakDASH: NUK MUND TË BARAZOHET VRASJA E POLICIT NË VERI TË KOSOVËS ME ATË TË SULMUESVE SERBË
Artikulli tjetërRAMA PROPOZOI QË KFOR-I TA KONTROLLOJË VERIUN, REAGON KURTI