Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të atij dhe familjes.

Burimet bëjnë me dije se në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Reagimi i Partisë Demokratike vjen pas lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij janë duke u mbajtur nën survejim nga policia, me urdhër të Ministrit Fatmir Xhafaj që prej skandalit me audio-përgjimin e vëllait të Ministrit Agron Xhafaj.

Artikulli paraprak1 QERSHORI, MINISTRI BUSHATI URON FËMIJËT NGA SHKODRA
Artikulli tjetërRAPORTI I ‘SAVE THE CHILDREN’, META MESAZH PËR 1 QERSHORIN: KAMBANË ALARMI PËR TË GJITHË NË