Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm ka vizituar banorët e dëmtuar nga tërmeti në Manëz. Banorët u shprehën se ndjehen të diskriminuar pasi nuk u është siguruar strehimi njësoj si disa familjeve të tjera.

Sipas Bashës këta banorë jetojnë në çadra dhe në kushte të mjerueshme. Ndër të tjera kreu i PD, me anë të një reagimi në rrjetin social facebook, shkruan se këto banorë ndjehen të diskriminuar pasi nuk u është siguruar strehimi njësoj si disa familjeve të tjera. Sipas Bashës zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe marrja e parave për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara.

“Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin. Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar.

Artikulli paraprakKOPLIK, TË RINJTË NJIHEN ME GATIMET “SLOW FOOD”
Artikulli tjetërRREZIKU I DEPOZITAVE TË UJIT NË TARRACAT E PALLATEVE