Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Komisionerin e BE-së, Oliver Varhelyi. Basha në këtë takim, tha se PD është në krah të SPAK, duke shtuar se kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Po ashtu, Basha deklaroi se në fokus të Partisë Demokratike është edhe reforma zgjedhore.

Postimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Përmes propozimeve për reformën zgjedhore PD synon t’i japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre.

Artikulli paraprakSAMITI PËR UKRAINËN NË TIRANË, BERISHA: RAMA DHE PADRONI I TIJ VUÇIÇ NUK SHQIPTUAN FJALËN SANKSIONE NDAJ RUSISË
Artikulli tjetërLEZHË, DYSHOHET SE ËSHTË VETËHEDHUR NGA PALLATI 30 VJEÇARJA