Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha të njohë vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Gjatë një konferencë për mediat Basha, tha se detyra e PD është mbrojtja e njerëzve nga korrupsioni i qeverisë Rama, ndërsa shtoi se PD do të vijojë luftën deri në vendosjen para

“Dje pamë një non-grata përpara Kryeministrisë dhe një që pritet të shpallet non-grata që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë që janë në sintoni me njëri-tjetrin. Dua ti bëj thirrje Berishës, ish-deputetit të PD dhe pas asnjë funksion, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD. Detyra jonë është të mbrojmë njerëzit nga korrupsioni i Edi Ramës. Por e gjithë lufta opozitare, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë i duhet të konkurrojë me vandalizmin dhe dëshpërimin që derdhet në formën e dhunës në korridoret e PD. Por ne nuk do të shfokusohemi nga beteja jonë, por do të vijojmë për zbardhjen e plotë të aferës së inceneratorëve. Ramës i drejtoj thirrje të zhbllokojë Komisionin Hetimor. Edi Rama nuk është thjesht pjesë e aferës së inceneratorëve, por është koka e inceneratorëve. Po ashtu dje ka kaluar një tjetër aferë që asnjë nuk i përmend më emrat. Është shtyrë ligji për investimet strategjike, që jep mundësi të pastrohen paratë e drogës. Ky ligj është kundërshtuar nga PD, shfokusimi nga kjo betejë është një tjetër betejë që i bëhet Ramës nga Berisha. Ne nuk do të pranojmë që kjo të kalojë si një akt rutinë. Ne kemi denoncuar rastin e Gjiknurit…Po shtohet territoret e grabitura në Palasë, janë të grabitura nga oligarkë si Zamira Mane me shokë.. As oligarkët, as mediat që financohet prej tyre, as Berisha dhe as Rama nuk do të na shfokusojnë dot nga lufta kundër korrupsionit”, tha Basha.

Më tej Basha tha se do të dërgohet padi në Kushtetuese për vjedhjen e fondeve të tërmetit.

“Do të vërtetohet se si janë vjedhur paratë. Brenda dhjetorit PD do të depozitojë në GJK padinë 3e plotësuar me fakte shtesë dhe të reja sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Sëfundmi objektiv është dërgimi në Gjykatë Kushtetuese ligji për bashkëqeverisje që është një krim bashkëqeverisje…Pra kemi shumë punë përpara…Ne jemi duke bërë detyrën tonë…”, theksoi ai.

Artikulli paraprakBASHA I PËRGJIGJET BERISHËS NGA SELIA E PD: VËRTETOVE SE JE PENGESË PËR AKSIONIN OPOZITAR!
Artikulli tjetërNGACMONTE SEKSUALISHT VAJZËN 16-VJEÇARE TË BASHKËSHORTES, ARRESTOHET 57-VJEÇARI