Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka sulmuar sot projektin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në vendin ku aktualisht ndodhet teatri i vjetër.

Rama tha se teatri i ri do të ketë trefishin e përmasës së atij aktual, por sipas Bashës, ky projekt është një “talibanizëm kulturor” me para’, burimi i të cilave nuk dihet, sipas kryetarit të PD-së.

Statusi i plotë i Bashës në Facebook:
Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitekturore e qytetit.

Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.

Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.

Artikulli paraprakKANADAJA LEHTËSON EMIGRIMIN PËR SHQIPTARËT, JA KUSH PËRFITON
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 12.03.2018