Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka shikuar nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama gjatë një prononcimi për gazetarët u pyet edhe në lidhje me një deklaratë të kreut të PD-së se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima.

Rama tha se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Gazetarët: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

‘Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.”

Artikulli paraprakBASHA NË VAU DEJËS: RAMA E KA MENDJEN TË SJELLË PUNËTORË NGA BANGLADESHI, UNË INVESTITORË NGA GJERMANIA E AUSTRIA
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA ME BANORET NE SHTOJ: SHPRESA E VETME PER KETA BANORE ESHTE PROGRAMI I PARTISE DEMOKRATIKE