Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarët e Lezhës ka ftuar ata në protestën e 16 shkurtit në Tiranë. Ai tha se të gjithë duhet të dalin në protestë për të dëshmuar se Edi Rama nuk është kryeministri i vendit, por hajduti i votave.
Sipas Bashës, kjo e fundit është faktuar nga investigimi i Zërit të Amerikës. Kryedemokrati u shpreh mes tjerash se PD-ja ka një plan të mirëfilltë për të rritur ekonominë dhe të mbështesë biznesin e vogël.
“Askush se paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët, Kudo që kam qenë ka dëgjuar se xhirot kanë rënë. Kjo është gjendja kudo dhe kjo po çon në mbylljen e bizneseve të vogla.
Kjo është e papranueshme në tërësi. Kjo do të thotë se ekonomia është në krizë totale. Unë iu garantoj që ne si parti kemi një ndihmë, një plan për biznesin e vogël. Ju jeni pjesë e një zinxhiri të ekonomisë, i cili do të garantojë më shumë mirëqenie. Energjia që premtoi se do ta ulte, ajo sot është rritur me 100 %.
Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave”, tha mes tjerash Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se vijon të tallet me qytetarët duke u shtuar se ai vijon t’i nxjerrë “gjuhën popullit”.
“Del në Parlament dhe tregon gjuhën. Juve ua nxjerrë gjuhën. Këta hanë e pinë si derra. Nuk ka shpjegim tjetër kur vjen dhe sillet si majmun. Merr edhe produkte të shtrenjta”, shtoi ai.
Ai tha se Edi Rama është ulur në karrigen e kryeministrisë me ndihmën e Vangjush Dakos dhe Niçes dhe disa të fortëve të tjerë.
“Rama nuk është kryeministër, por atje e kanë çuar Gjushi dhe Nicja”-shtoi Basha.