Lulzim Basha i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe mazhorancës të shprehen hapur për propozimet e PD-së për reformën zgjedhore nëse janë pro apo kundë listave të hapura dhe votës së diasporës.

‘Për dikë që ka patur për dy vite rolin e bashkëkryetarit duhet të kishe treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës duhet të kishit guxim të shpreheshit po apo jo. Lojërat e fjalëve nuk pijnë më ujë. Shqiptarët duan të dijnë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona. Nuk mund të gënjeni se nuk ka produkt, e keni aty. Në dhjetor 2022 paketën e parë, në nëntor 2023 paketën e dytë. Pazari i heshtur për interesa të ngushta mbërtheheni pas karriges.

Ka të drejtë ministrja nuk e kemi ngritur zërin. Kërkoj ndjesë sot edhe si kryetar i PD-së. 2008 shkatërruan balancat konstitucionale.Gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, për interesa të ngushta të një grupi njerëzish. Nuk është demokraci. 6 muaj teatër është momenti ti jepni fund. Dallohet që vendimin e keni marrë. I keni borxh shqiptarëve të jepni propozimet institucionale të PD. Që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura.’

Artikulli paraprakS’JEMI ARMIQ”, SPIROPALI: MARRËVESHJA E 2008? ATA QË SOT E SHAJNË, NGRITËN DJE LART FLAMURIN
Artikulli tjetërBASHA BLLOKON FOLTOREN, NIKOLLA E PËRJASHTON NGA SEANCA